Britney Spears nuk është duke punuar për album të ri. Ajo ka thënë se nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës.
Lajmin e bëri të ditur përmes Instagramit pasi ka disa ditë që po qarkullojnë lajme për një rikthim të mundshëm, transmeton Indeksonline.
“Për të qenë e sinqertë shumica e lajmeve janë të pakuptimta. Unë jam shkrimtare dhe më pëlqen kjo”, tha ajo.
Media të ndryshme raportuan javën e kaluar se Spears po punonte për një album të ri me Charli XCX dhe Julia Michaels.
Ky do ishte albumi I saj I parë që nga viti 2016. Në dy vitet e fundit kishte publikuar bashkëpunime me Elton John dhe William.