Bebe Rexha ka reaguar ashpër mbi stereotipet që lidhen me format trupore përmes një postimi në Instagram.
Këngëtarja 34-vjeçare shkroi: “Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme”.
Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj.
Më tej, këngëtarja nënvizon se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se si duken. Ajo bën thirrje që njerëzit të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe ‘të japin më shumë dashuri dhe dhembshuri’.