Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se e kaluan natën e Vitit të Ri së bashku, pavarësisht raportimeve për ndarje.
Burimet i thanë TMZ të mërkurën se supermodelja dhe reperi portorikan u ribashkuan në një udhëtim me një grup miqsh të përbashkët – përfshirë Justin dhe Hailey Bieber – në Barbados.
Dhe pavarësisht se asnjëri nuk postoi foto në rrjetet sociale, miku i Jenner, Renell Medrano, ndau një video të fishekzjarreve ku Bad Bunny mund të dëgjohej në sfond duke thënë: "Feliz Año Nuevo!"
Megjithatë, burime të brendshme i thanë gazetës se ata nuk janë kthyer zyrtarisht së bashku dhe se nuk ka asgjë romantike mes tyre. Pra, kanë mbetur miq.
Më pak se një vit pas lidhjes, u tha se dyshja i dhanë fund lidhjes. Burimet i thanë "Entertainment Tonight" se Jenner dhe Bad Bunny "e dinin se me gjasë nuk do të ishte një marrëdhënieje e gjatë , dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi.”
Ndërkohë, një burim tjetër i tha Us Weekly se miqtë e tyre nuk ishin “të befasuar” se marrëdhënia e tyre nuk shkoi mirë në distancë. Është e paqartë saktësisht se kur u ndanë, por ata u fotografuan së bashku për herë të fundit në Beverly Hills, Kaliforni, në fund të tetorit.