​Jehona Sopi rikthehet me video-klipin “So tu ma ni”

Mediale Vip

​Jehona Sopi rikthehet me video-klipin “So tu ma ni”

Më: 10 janar 2024 Në ora: 22:28
​Jehona Sopi

Këngëtarja e njohur Jehona Sopi rikthehet në skenën muzikore me videoklipin më të ri “So tu ma ni”.

Publikimi i këngës vjen 11 muaj pas hitit të saj të fundit “A na e more”, e cila u mirëprit nga artdashësit.

Tekstin dhe muzikën e “So tu ma ni” e ka krijuar Aida Baraku, një këngëtare dhe kompozitore e njohur në skenën muzikore, ndërsa orkestrimi është bërë nga Edon Ramadani e Fatjon Miftari.

Jehona Sopi (43) ka marrë pjesë në shumë festivale dhe me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen tërheqëse skenike, ajo është e pëlqyer dhe adhuruar në të gjitha trojet tjera shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat