Kaderi i ka dalë në mbështetje me deklaratën e saj Lumbardhit pas debatit që e pati me Santianën sonte se kinse e ka quajtur grua të pavlerë.
Ajo tha se Santiana gjatë tërë kohës është munduar që mos ta lejojë Lumbardhin që të sqarohet për kontekstin e deklaratës së tij.
“Atë ditë kur ndodhi kjo menjëherë dolën jashtë dhe lumi 500 milionë herë u mundua t’ia sqarojë Santianës që çështja e lojës se demek nuk ka sjellë asgjë në lojë, e Santiana u mundua 100 herë t’i thotë se i ka thënë femër e pavlerë”.
“Edhe banorët e tjerë pas kësaj gjatë tërë kohës u munduan që Lumin ta sulmojnë edhe në raport me mua, ata u munduan që ata t’ia vënë në pah ndonjë anë të keqe të tij, që nuk e ka aspak”, ka thënë Kaderi.