Këngëtarja Taylor Swift vazhdon të jetë një e dashur mbështetëse.
Të shtunën, 34 vjeçarja shkoi për të parë Kansas City Chiefs të përballet me Miami Dolphins në Arrowhead Stadium.
Ajo bashkë me nënën e të dashurit te saj, Donna Kelce, brohorisnin për Travis Kelce.
Swift pati të veshur një xhaketë të kuqe që shkruante “Kelce” dhe e mbante numrin e fanellës së tij “87” në pjesën e përparme, të pasme dhe te mëngët, shkruan People.