Sardi Strugaj ka lënë dyshime se do të futet sonte në shtëpinë e “BBV”. Me anë të një statusi në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit ai ka shkruar: Më uroni fat!
Por aludimet i shton ende më shumë motra e tij që shkruan:
Sardi iku, po nxitoj tha të çoj makinën në servis. Ai e çon makinën në servis vetëm kur do ikë jashtë ose brenda?!
Sardi, javën e kaluar u shpreh se atë mbrëmje nuk do të futej në shtëpinë e “BBV”, por nuk specifikoi nëse do futet më vonë apo jo.
Sonte do të futen gjashtë banorë të rinj në shtëpi, dhe njëri prej tyre mendohet që do të jetë Sardi.