Bledi Mane mungon në ‘Prime’ të ‘Big Brother VIP Kosova’ për shkaqe shëndetësore

Mediale Vip

Bledi Mane mungon në ‘Prime’ të ‘Big Brother VIP Kosova’ për shkaqe shëndetësore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:54
Bledi Mane

Në mbrëmjen e sontme të Big Brother VIP Kosova 2, në vend të Bledit do të jetë opinionist Nderim Neziri.

Mane ka njoftuar se për shkak të një intervenimi mjekësor që i është kryer më herët gjatë ditës, ai do të detyrohet të mungojë në spektaklin e sotëm.

Ndërhyrja mjekësore, detajet e së cilës nuk i ka bërë të ditur Bledi, sipas një postimi ka qenë e domosdoshme.

Image
Bledi Mane

Ai ka shkruar: “Të dashur miq, sot iu nënshtrova një operacioni (intervenimi) të vogël por të domosdoshëm.”

Ai më tutje gjithashtu bën të ditur se nuk do të jetë i panishëm në Prime në Big Brother Kosova. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat