Pasi u shfaq një videoklip, ku përplaset Lumbardhi me Mirdonin, debate mes tyre u ashpërsua edhe gjatë spektaklit.
Derisa po debatonin, Lumbardhi dëgjohet duke i thënë Mirodint: “Hyr brenda se tostin pa gluten e ke gati”.
Ndërsa përgjigja e Mirdonit ka qenë: “Edhe për shëndet po kapesh, o Lumbardh?”
Ai gjithashtu edhe në dhomën e rrëfimeve shprehet i shqetësuar duke thënë: “Më ka prekë edhe në sëmundje”.
“Nëna ime është e shtyer në moshë, dhe është shumë e lidhur me mua, dhe nuk e dija se si është ndier kur e ka dëgjuar atë.”
Mirdoni beson që Lumi e kishte strategji ta përdorte sëmundjen e Mirdonit për lojë.