Shannen Doherty thotë se kryerja e procedurës së IVF-it i shkaktoi kancerin

Mediale Vip

Shannen Doherty thotë se kryerja e procedurës së IVF-it i shkaktoi kancerin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:18
Shannen Doherty

Ish-ylli i Beverly Hills 90210, Shannen Doherty, ka kaluar shumë shqetësime shëndetësore, dhe ajo beson se të gjitha rrjedhin nga një vendim që ajo kishte marrë herët në jetën e saj.

Gjatë një episodi të fundit të podcast-it të saj “Let’s Be Clear”, Shannen tha se beson se kryerja e IVF-së kontribuoi në diagnozën e saj përfundimtare të kancerit të gjirit.

Derisa ajo ishte ende e martuar me Kurt Iswarienko, çifti donte të kishte një fëmijë, por IVF-i ishte e nevojshme sepse ata ishin më të rritur në moshë.

“Jo vetëm që doja një fëmijë për veten time, por doja për burrin tim. E doja për martesën tonë, doja që ai të përmbushte edhe atë pjesë të vetes”, tha ajo.

Edhe pse në fund të fundit trajtimet e saj IVF nuk rezultuan në një fëmijë, Shannen beson se ato kontribuuan në problemet e saj shëndetësore – dhe ato që të tjerët në jetën e saj kanë përjetuar.

“Shumë gra të tjera që unë i njihja se bënin IVF dhe përfunduan me kancer gjiri gjithashtu”, tha ajo në podcast.

Ajo mendon se hormonet gjatë trajtimit mund të kenë luajtur një rol në zhvillimin e kancerit.

Megjithatë ende nuk ka të dhëna të konfirmuara se IVF shkakton kancerin.

Shannen kishte mposhtur kancerin deri në vitet e fundit, dhe në vitin 2020, ajo tregoi se jo vetëm që kanceri i saj ishte rikthyer, por se ai gjithashtu kishte përparuar në fazën 4.

Ndërsa vitin e kaluar, ajo zbuloi se kanceri i është përhapur në trurin e saj dhe që atëherë , ajo ka qenë duke iu nënshtruar trajtimeve për ta menaxhuar atë, duke përfshirë operacionin për të hequr tumorin së bashku me rrezatim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat