Debati për fenë, Alaudin Hamiti i drejtohet opinionistit: Po e luan avokatin e Islamit apo si?

Mediale Vip

Debati për fenë, Alaudin Hamiti i drejtohet opinionistit: Po e luan avokatin e Islamit apo si?

Më: 22 janar 2024 Në ora: 22:24
Big Brother Kosova

Opinionisti në Big Brother VIP Kosova 2, Nderim Neziri, e ka përkrahur Shqipe Hysenajn në lidhje me fenë.

Sipas tij, banorja thotë se është besimtare që nuk e ka shfrytëzuar fenë në lojën e saj.

“Nuk e ke proklamuar besimin tënd, andaj bravo“, i tha Nderimi, Shqipes.

E krejt në fund, moderatori i këtij programi Alaudin Hamiti, i reagoi me ironi Nderimit.

“Po e luan avokatin e Islamit apo si”, iu drejtua Alaudini teksa nuk e la më shumë të fliste.

Kjo nisi pas një debati të Santiana Malokut me Shqipen, ku u përfshi edhe feja.

Të njëjtat kanë pasur një përplasje të madhe gjatë këtyre ditëve, gjegjësisht pas daljes së Bucit nga shtëpia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat