“Nuk ishim një çift i hapur” - Ilary Blasi mohon akuzat se ka tradhtuar Francesco Totti-n

Mediale Vip

“Nuk ishim një çift i hapur” - Ilary Blasi mohon akuzat se ka tradhtuar Francesco Totti-n

Më: 28 janar 2024 Në ora: 10:17
Ilary Blasi, Francesco Totti dhe Noemi Bocchi

Ilary Blasi ka folur për ndarjen nga ish-bashkeshorti, Francesco Totti, duke rrëfyer të e saj.

Showgirl është shprehur se fundi i martesës së tyre nuk ka qenë për shkak të saj, apo të një tradhtie nga ana e Ilary, por prej sjelljes së ish-bashkëshortit.

“Kisha zgjedhur rrugën e heshtjes”, deklaroi Ilary Blasi, “por në gati dy vjet kam lexuar shumë gjëra për atë që po ndodhte. Kufiri u tejkalua dhe ndjeva nevojën të flas. Unë duhej të trego historinë time. Sidomos pas akuzave të rënda ndaj meje”.

Ajo theksoi se gjëja që e lëndoi më shumë ishte të lexonte se dinte gjithçka mbi tradhtinë e ish-sulmuesit dhe se ishin një çift i hapur.

“Ndoshta ishim një çift i hapur, por vetëm nga njëra anë: jo e imja”, tha ajo.

Më pas prezantuesja mohon kategorikisht versionin sipas të cilit edhe ajo do të kishte pasur të dashur.

“Jo, nuk është e vërtetë ashtu siç nuk është e vërtetë që unë isha në rregull me idenë e tradhtisë. Sikur duhet ta konsideroja veten me fat që isha “e zgjedhura”,  isha me futbollistin me famë botërore dhe prandaj më duhej të mbyllja sytë dhe të heshtja. Para dhe gjithashtu pas. Jam mësuar me thashethemet, por e gjithë kjo dëmtoi integritetin tim si grua”.

Për betejën e famshme për Rolexes, Ilary Blasi tha: “Ishin të miat, janë dhurata që ai më bëri. Mora vetëm gjërat e mia, aq sa gjyqtari nuk ia ktheu.”

Ilary Blasi shpreson për një pajtim me Tottin dhe se do të jetë në gjendje të darkojë përsëri së bashku me tre fëmijët e tyre.

“Po, sepse gjërat mund të ndodhin, por duhet të përballemi. Ne flasim me njëri-tjetrin, ishte ajo që prisja. Nëse ai do të më kishte thënë: kam rënë në dashuri me dikë tjetër, e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur”.

Si përfundim, për Noemi Bocchi (partnerja e re e Tottit), showgirl-i kufizohet në një koment të thjeshtë: “Shpresoj që të jenë të lumtur. Vërtet. Të paktën do ia kishte vlejtur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat