Kylie Jenner zgjodhi të pushonte siç mund të pushojë një miliardere ndërsa ishte në Nice të Francës, me vajzën e saj për sfilatën e modës së 'Jacquemus'.
Ylli i "Kardashians" qëndroi në suitën ultra-luksoze Marie Antoinette, të Hotel Negresco, ku një natë kushton rreth 4000 dollarë .
Gjatë sezonit të pikut të qytetit në verë, tarifat mund të rriten në mënyrë drastike.
E frymëzuar nga mbretëresha e Francës, suita Marie Antoinette përmban një sallon që është zbukuruar me vazo Sèvres, mobilje moderne, tapiceri dekorative në ngjyrë ari në të verdhë dhe putti - skulptura fëmijësh të ngjashme me atë të bibliotekës së Louis XVI në Château de Versailles.
Shtrati madhështor me tendë përmban një kub të veshur dhe kurora të frymëzuara nga mbretëresha e ndjerë dhe rrethohet nga dy statuja.