Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother Vip Kosova 2”.
Katër finalistët të cilët kanë mbetur në garë për çmimin e madh janë Edona, Blerando, Lumbardhi dhe Shqipja.
Në një sondazh të hapur në Facebook nga Big Brother VIP Kosova, konkurrent i cili po prinë me vota në këtë sondazh është Lumbardhi, i cili nga 17.247 vota ka grumbulluar 51%.
Pasohet nga Blerando i cili ka 33%.
Pastaj nga Shqipja me 9% dhe Edona me 7%.
