“Kujta, Kujta”, Edona vërshohet nga një pjesë e publikut posa del nga vetura

Mediale Vip

“Kujta, Kujta”, Edona vërshohet nga një pjesë e publikut posa del nga vetura

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 09:58
Edona

Senzacioni i edicionit të dytë të formatit “Big Brother VIP Kosova” padyshim që u cilësua transgjinorja Edona James.

Qysh në javët e para ajo arriti të marrë dashurinë e publikut, për të cilën ishte shprehur se i kishte munguar, e se s’do ta besonte që do t’i ndodhte një gjë e tillë.

Pavarësisht se një pjesë e qytetarëve ‘e përqafuan’ Edonën, një pjesë tjetër e tyre patën kritika duke shprehur kundërshtimet e tyre për vendimet e konkurrentes.

Madje, disa nga ta mbrëmë edhe ‘e gozhduan’ duke ia rikujtuar të kaluarën, më saktësisht emrin para ndërrimit të gjinisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat