Nga Rita Ora te Shakira dhe Nicky Minaj, kush janë 12 ish të dashurat VIP të Luis Hamilton

Mediale Vip

Nga Rita Ora te Shakira dhe Nicky Minaj, kush janë 12 ish të dashurat VIP të Luis Hamilton

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 22:15
Rita Ora, Shakira, Luis Hemilton

Kalimi i Luis Hemilton nga Mercedes te Ferrari në vitin 2025 bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 është një personazh që shpesh është shfaqur edhe në mediat rozë, ku përgjatë 22 viteve ai ka pasur 12 lidhje që njihen publikisht.

Në vitin 2002 ai u takua me modelen Danielle Llyod, Miss Anglia.

Nga viti 2003 deri në 2007, ai u lidh me Jodie Mae, vajzën e manjatit të Hong Kongut, Ma Bo-kee.

Historia më e rëndësishme e dashurisë së Hemilton ishte ajo me Nicole Scherzinger, ish-këngëtarja e Pussycat Dolls, e cila zgjati tetë vjet.

Më pas u panë disa raste me Rihanan. Në vitin 2016 Hamilton u bë i afërt me një këngëtare tjetër: Rita Ora. Megjithatë, ata kurrë nuk e zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Më vonë ishte e top modeles Barbara Palvin. Në të njëjtin vit flirtoi me një tjetër supermodele: Kendall Jenner, e njohur si motra e vogël e Kim Kardashian. Nga viti 2016 deri në vitin 2018, Luis Hemilton ishte me reperen amerikane Nicki Minaj.

Deri në vitin 2019 u shoqërua me modelen Winnie Harlow. Më pas ai përjetoi një lidhje intensive me Cindy Kimberly, një modele sensuale. Në verën e vitit 2023, Hamilton pati një flirt me Shakiran.

Dhe së fundmi, që nga dhjetori i vitit 2023, Hamilton është në lidhje me modelen braziliane Juliana Nalu, me të cilën e kaloi natën e Vitit të Ri në Amerikën e Jugut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat