Julian Deda dhe Lediona Xheladinaj mëngjesin e sotëm kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
“Ti qesh vetëm me budallalliqe”– ishte fjalia që tha aktori e cila bëri që gazetarja të shpërthente keq ndaj ti.
Lediona e prekur nga fjalët e Julit tha se është shumë fjalë e rëndë kur i thua dikujt që qesh me budalliqe, teksa u shpreh se të githë banorët po lënë nam me budalliqet që nxjerrin nga goja duke bërë si të zgjuar.
Pjesë nga debati:
Lediona: Si ka mundësi more o zot që thua “ti qesh vetëm me budallalliqe”
Juli: Të lutem, mos më nxjerr keq
Lediona: Po të lutem kur e thua një fjalë mbaje. Po ti bën 100 budallalliqe me të tjerët dhe unë kam qeshur
Juli: Çfarë ka?
Lediona: Është fjalë shumë e rëndë kur i thua tjetrit ti flet vetëm budallalliqe. Jeni bërë të gjithë të zgjuar këtu sikur flisni vetëm fjalë të mençura, ndërkohë që linin nam me budalliqet që nxirrni