Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.
Artisti u prezantua sot ekskluzivisht në “Fan Club”.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time.
Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordeni, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.