Kumail Nanjiani shkoi në terapi pas kritikave të këqija

Mediale Vip

Kumail Nanjiani shkoi në terapi pas kritikave të këqija

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:37
Kumail Nanjiani

Aktori Kumail Nanjiani ka zbuluar që është dashur të kërkojë ndihmë te terapeuti pas vlerësimeve negative për filmin e tij, Eternals.

Filmi ku luan Nanjiani është filmi më pak i vlerësuar i Marvelit në Rotten Tomatoes, me vetëm 47 për qind.

“Vlerësimet kishin qenë shumë negative, dhe unë isha tejet i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë Nanjiani.

“Ishte njëmend, njëmend shumë e vështirë sepse Marveli mendonte që filmi do të vlerësohej shumë mirë, andaj ata hoqën embargon më herët dhe e dërguan në disa festivale të mëdha të filmit dhe na dërguan neve në një turne global për ta promovuar filmin sapo u hoq embargoja”, ka thënë Nanjiani për podkestin Inside Of You With Michael Ronsebaum.

“Ishte shumë e vështirë, dhe ishte kohë kur më dukej jofer ndaj meje, ndaj gruas sime, dhe që nuk mund t’i përqasem punës sime kësisoj më”.

“Disa gjëra duhet të ndryshojnë, andaj fillova konsultat. Ende flas me terapeutin tim për këtë punë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat