Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu janë çifti që u krijua brenda në Big Brother Vip Kosova, dhe vazhduan lidhjen edhe jashtë.
Dyshja janë parë duke i shijuar ditët së bashku pas përfundimit të spektaklit, duke mos u ndarë nga njëri-tjetri.
Sot (e premte) po transmetohet Post Big Brother VIP Kosova 2, dhe shumica e banorëve janë prezent, duke diskutuar e debatuar.
Kaderit iu dha fjala dhe u pyet se si është ndier jashtë.
Ish-banorja nga Prizreni shprehet: “Gjithçka ka qenë shumë mirë, kam marrë shumë pozitivitet dhe shumë dashuri.”
Më tutje ajo vazhdon: “Kush më shihte në rrugë, gratë m’i thonin fjalët e Anitës që mi ka thënë në Prime “Çdo shtëpi ka dëshirë të ketë një nuse si ti”.