Artisti i njohur Ardian Bujupi, pak kohë më parë zbuloi se ishte i dashuruar, por duke mos zbuluar emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Ashtu sikurse çdokush tjetër, as Ardiani nuk i ka ‘shpëtuar’ postimit me partneren e tij në Ditën e të Dashuruarëve.
Nëpërmjet një fotografie në Instastory, artisti shfaqet krah një vajze, por pa zbuluar portretin e saj.

Kohë më parë, ai ka deklaruar se është në një lidhje serioze me një vajzë shqiptare që jeton në Diasporë. Duket se këngëtari do e mbajë të fshehtë identitetin e partneres për një kohë të gjatë.