Cricket dhe Marin sollën mbrëmë një bashkëpunim.
Ata publikuan remiksin e këngës së njohur të Mimoza Shkodrës “Ndarja”.
Me sa duket dyshja kanë punuar këngën pa lejen e artistes pasi videoklipi nuk gjendet më në YouTube.
“Kjo video nuk disponohet më për shkak të një pretendimi për të drejtën e autorit nga Mimoza Shkodra”, thuhet në momentin që kërkon emrin e këngës së re nga Cricket dhe Marin.