Elvis Myrta flet pas daljes nga BBV, ja kuptimi i mesazhit të koduar për Romeon

Mediale Vip

Elvis Myrta flet pas daljes nga BBV, ja kuptimi i mesazhit të koduar për Romeon

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 21:58
Elvis Myrta

Elvis Myrta ka folur për herë të parë pas largimit nga "Big Brother VIP".  Kur doli ai i tha Romeos që "mos u merr me Gracianon sepse nuk është ai objektivi." I pyetur se çfarë fshihet pas këtij mesazhi, cili është objektivi, Elvisi tha:

“Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë”.

Më tej, ai u ndal edhe te çiftet e krijuara. Sipas gazetarit,  Romeo dhe Heidi kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera dhe e kuptojnë njëri-tjetrin me sy.

"Ata të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund (qesh). Kanë një marrëdhënie më të sinqertë se dy çiftet e tjera. Kanë një kimi bashkë, e kuptojnë me sy njëri-tjetrin, kanë një pëlqim të vërtetë për njëri-tjetrin."

Po ashtu, ai tha se ka parë pëlqim të vërtetë edhe mes çiftit Bardhi-Sara.

"Bardhi është e sigurtë që nuk luan. Është super i vërtetë, ka super karakter. Edhe në pjesën e debatit që e komentuan se pse ai po hante makarona, ai ka pasur merakun e Meritonit, nuk do të përzihet për shkak të marrëdhënies shoqërore me Meritonin. Duket në publik sikur Sara e shikon për lojë, por unë e kam parë vetë që pasi ka mbaruar një ‘prime’, Bardhi ka marrë mikrofonin për të kënduar vetë dhe e kam parë Sarën shumë të prekur, të emocionuar. Ka një pëlqim të vërtet."

Ndërsa për Ilnisën me Meritonin tha se janë të dy duke luajtur dhe nuk janë aspak të përfshirë.

"Janë të dy për lojë. Nuk i shoh si çift e nuk i shoh fare të përfshirë. Ishte dashuri me shikim të tretë, se ditën e tretë u lidhën.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat