Gjatë lojës me pyetje anonime në BBV3, Romeos iu drejtuan shumë pyetje tendecioze ku në një prej tyre është përmenduar edhe strategjia e Romeos për t’u lidhur në lojë apo famës që ka marrë nga lidhjet me personazhet publikë jashtë. Gjithashtu në njërën prej pyetjeve loja e tij krahasohej me atë të Donaldit.
Ky i fundit ka reaguar menjëherë përmes një Instastory duke thënë:
"Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.
Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.
Por faleminderit që më kujtoni sepse e bëni shpesh. E marr super pozitivisht sepse kuptoj që s’kanë ku kapen tjetër me Romeon brenda në lojë".
