Endrik Beba ka përfunduar aventurën e tij në spektaklin e Big Brother Vip Albania 3.
Edhe pse këngëtari ishte optimist se do t’i shpëtonte eliminimit të sotëm, ai rezultoi më i votuari në televotimin javor.
Ai ishte shprehur më parë se nëse largohet, të paktën ka arritur t’i tregojë publikut se ka talent për të kënduar.
Ndërsa Egla dhe Françeska që i shpëtuan eliminimit, vazhdojnë garën për çmimin e madh.