I theu rregullat e Big Brother, banorët i kthehen kundër Eglës, Arbër Hajdari: Jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor

Mediale Vip

I theu rregullat e Big Brother, banorët i kthehen kundër Eglës, Arbër Hajdari: Jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Egla

Egla është një nga banoret më të komentuara të momentit në shtëpinë e “BBV3”.

Ajo theu një nga rregullat kryesore, duke mos mbajtur mikrofonin dhe si pasojë banorët qëndruan pa ujë për disa orë.

Ndërkohë, ajo nuk realizoi as sfidën në fermë, duke e çuar kështu çmimin në 80 mijë euro.

Mua më është bërë një gjyq. Unë i kërkova falje. Jam ulur me disa prej tyre për t’i shpjeguar se çfarë ndodhi. Kam folur edhe me Julin, nuk e bëra kastile. Para shëndetit nuk vendos gjë. Unë nuk e mendova që do kaloja natën në një shtresë në kashtë. Unë u tërhoqa nga kafshët… Ledjona është duke i rënë një gozhdë shumë të ulët. Miss Londra gjithashtu ka dashur të konfliktoheshim. Meritoni ka shpërfaqur një fytyrë që nuk e dija. Më ka trembur me prezencën e tij në shtëpi.” – është shprehur Egla.
Ndërkohë, opinionistët Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari komentuan gjithashtu sjelljen e Eglës.

Ori Nebijaj: Po më duket sikur ata po e faktorizojnë vetë Eglën si një lojtare të fortë. Në këtë raport mendoj se janë duke e ndihmuar Eglën.

Arbër Hajdari: Ju jeni askushi për të bërë diagnostifikime të shëndetit mendor. Mendoj që ishte një strategji e Eglës dhe nuk më pëlqeu fare se prishi një lojë. Ishin afër për ta çuar çmimin në 120 mijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat