Deklaroi se ka lënë një lidhje pezull jashtë, menaxheri i Bardhit thotë të kundërtën

Mediale Vip

Deklaroi se ka lënë një lidhje pezull jashtë, menaxheri i Bardhit thotë të kundërtën

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 23:20
Bardhi

Ditën e sotme i ftuar në “Fan Club Big Brother VIP” shoku dhe menaxheri i Bardhit, Jetmiri, i cili tha se këngëtari i njohur është shumë i sinqertë në lojën e tij.

“Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë. Të them të drejtën të gjithë janë aty për lojë. Edhe një që thotë nuk jam këtu për vëmendje, nuk e besoj.

Edhe Bardhi është aty për një qëllim të caktuar, po flas si menaxheri i tij”, tha Jetmiri.

I pyetur nëse mendon se Bardhi ka ndjenja të vëreta për Sarën, ai u përgjigj:

“Aty mundet me e ditë vetëm ai. Mund të gaboj nëse them ka apo nuk ka”.

Ndërsa kur Ronaldo Sharka e pyeti nëse e njeh vajzën që Bardhi përmendi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jetmiri u shpreh:

“Unë them se e ka bërë nga mllefi. Nuk ka një të dashur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat