Zachery Ty Bryan është në probleme me ligjin.
Aktori 42-vjeçar, u arrestua në orët e para të mëngjesit të së shtunës në La Quinta, Kaliforni.
Ai po përballet me një akuzë për shpërfillje të dyshuar të gjykatës.
Megjithatë, sipas People, Zachery u lirua.
Arrestimi i Zachery vjen shtatë muaj pasi ai u arrestua në Eugene, Oregon me akuza për dhunë në familje.
Në vitin 2021, ai gjithashtu u deklarua fajtor për kundërvajtje. Në atë kohë, aktori ishte akuzuar se kishte mbytur një grua, shkruan Just Jared,