Romeo dhe Heidi më të dashuruar se kurrë, shkëmbejnë puthje dhe përqafime në shtëpi

Mediale Vip

Romeo dhe Heidi më të dashuruar se kurrë, shkëmbejnë puthje dhe përqafime në shtëpi

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 18:26
Romeo dhe Heidi

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë padyshim një ndër çiftet më të përfolura të Big Brother Vip Albania.

Së fundmi janë parë më të dashuruar se kurrë, duke ndarë puthje e përqafime.

Ndonëse me disa situata tensionuese në lidhjen e tyre në shtëpi, Romeo dhe Heidi duket se kapërcejnë çdo sfidë së bashku.

Të mërkurën, Romeo e mbante afër Heidin duke i dhënë puthje e përqafime të ngrohta.

Kjo vjen pas një mbrëmje tensionuese në prime-in e së martës ku Romeo ishte në mesin e një liste të ngushtë të të nominuarave.

Në listën e të nominuarve ishin konkurrentë mjaft të fortë të këtij sezoni, por Romeo ia doli që të t’i shpëtonte eliminimit.

Romeo është padyshim një nga konkurrentët që i jep dinamikë këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat