Lidhja e re e Bleros ka qenë ndër më të komentuarat në shtypin rozë vendor, ndonëse shumë pak dihet rreth vajzës misterioze që ia rrëmbeu zemrën.
Së fundmi, artisti shqiptar ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga darka romantike me të dashurën e tij; pa dhënë detaje të shumta.
“Faleminderit bejb”, shkroi ai në InstaStory.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/22/auto_blero-11708615300.jpg)
Blero siç duket dëshiron të respektojë privatësinë e saj dhe të pakta kanë qenë postimet me të në llogarinë e tij zyrtare.
Ndonëse e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, Blero nuk është shprehur rreth identitetit të saj.
Së fundmi, Blero kishte qenë i shoqëruar në finalen e Big Brother VIP Kosova nga e dashura e tij misterioze të cilën e kishte mbajtur larg kamerave.