Ajo ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila arriti të bëhet një ndër 4 finalistët e këtij spektakli.
Bëhet fjalë për Deamishel Hoxha, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga fëmijëria e saj.
Në foton e postuar, Dea mbante një kapuç në kokë dhe gishta në gojë, ndërsa ishte ulur krahas vëllait të saj të vogël.

Ajo që duket qartë është që ish-banorja ka pësuar një ndryshim drastik në pamje që nga fëmijëria e deri më tani.