Këtë javë në nominim janë të gjithë djemtë e shtëpisë së Big Brother. Kjo, si pasojë e zgjedhjes që bëri Sara Gjordeni, pas favorizimit që fitoi nga Kutia e Pandorës.Rrjedhimisht, ajo dërgoi në nominim dhe partnerin e saj, Bardhin.
Në një diskutim të bërë së fundmi me Gazin dhe Ilnisën, Sara ka bërë deklaratën e papritur. Sipas saj, nëse Bardhi do të eliminohet këtë të shtunë, do të largohet edhe ajo me të.
Nga ana tjetër, Gazi dhe Ilnisa janë të bindur që Bardhi është më i rrezikuari në këtë nominim.
Pjesë nga biseda mes banorëve:
Gazi: Je e penduar që dërgove të dashurin në nominim dhe dëshiron ta shpëtosh?
Sara: Fare, i dashuri im nuk rrezikon.
Sara: Po unë kështu mendoj sepse Kutia e Pandorës më erdhi mua. Rrezikon ti më shumë sepse dole besëprerë me shokun tënd.
Sara: Nëse del Bardhi dal dhe unë.