Moderatorja Luana Vjollca nuk di të ndalet!
Mes punës së palodhur me projekte televizive, udhëtimeve, takimeve të punës e gjithçka tjetër, duket se ajo nuk lë pas as një ndër pasionet e saj.
Pas publikimit të një serie këngësh me tematika sociale tepër domethënëse si bullizmi, trauma dhe dashuria ndaj vetes, tanimë duket se Luana po rikthehet me një projekt të ri.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/25/auto_-640-0-65dafd4a2e0871708862644.jpeg)
Ajo ka publikuar një foto nga një studio muzikore, teksa sipër saj shkruan: “A duhet ta bëj?”