Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.
Prokuroria kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin, për falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim gjatë kohës kur ka qenë noter. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë vepër penale në bazë të Kodit të Procedurës Penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Mirëpo këngëtari ditën e sotme ka postuar në InstaStory një video, ku duket ai duke hypur në një makinë policie, me të cilën bëri edhe një xhiro.
Luizi njihet për natyrën e tij humoriste, me të cilën fitoi zemrat e një populli të gjerë gjatë qëndrimit në “BBVIP 2”.