Romanca mes këngëtarit Capital T dhe Adrola Dushit edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duket se vazhdon.
Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë, shkak për këtë u bë një video e këngëtarit ku ndër të tjera shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”. Mjaftoi kjo për të nxitur dyshimet se raporti mes çiftit kishte marrë fund.
Kjo është hedhur poshtë së fundmi. Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme. Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.
Nuk ka munguar një urim publik nga Adrola duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.
Kujtojmë se zërat për raportin e tyre nisën që në 2020 kur modelja mori pjesë në videoklipin e Capital T. Ndonëse fillimisht thanë se janë thjesht miq, koha tregoi se mes tyre ekzistonte diçka më tepër.