Publikoi përgjimet telefonike, shoqërohet në polici ish-burri i Drenusha Latifit - flet avokatja e këngëtares

Mediale Vip

Publikoi përgjimet telefonike, shoqërohet në polici ish-burri i Drenusha Latifit - flet avokatja e këngëtares

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:05
Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici dje, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh është intervistuar.

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat