Banori më i ri i sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania” është Liam Mandiaro, i cili për herë të dytë po i kthehet këtij formati.
Mandiaro, ka qenë në sezonin e pestë të Big Brother Albania, kur vite më parë formati zhvillohej me personazhe jo të famshme.
Ai ka qenë padyshim një ndër konkurrentët që i dha mjaft ngjyra atij edicioni.
Tani pas kaq shumë vitesh, ai po rikthehet në këtë spektakël për të përjetuar sërish të njëjtën eksperiencë.
“Jeta më ka bërë të luftoj. Unë e marr frikën aty brenda”, ishin fjalët e Liamit përpara hyrjes së tij në shtëpi.
Kujtojmë, se sonte pritet të hyjë edhe një banor i ri.