Këngëtarja e njohur dhe tashmë moderatorja, Adelina Ismaili, ka shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” emisioni me hoxhë Drilon Gashi të cilin nuk ia transmetoi RTK.
Moderatorja njoftoi ditë me parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.
Ndaj, këtë emision ajo ka vendosur ta shpërndaj vetë.
Në një shkrim në Facebook, artistja theksoi se meriton të dëgjohet edhe një aspekt i moderuar i fesë islame.
Ky emision ishte ndaluar për transmetim pasi i ftuari, hoxhë Drilon Gashi kishte një proces gjyqësor me bashkëshorten e tij për dhunë në familje.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili krejt pak para se të fillonte transmetimi i emisionit ka njoftuar se i është ndaluar transmetimi në RTK.
Siç ka shkruar ajo në “Facebook” ndalimi i “Show i së premtes”, i emisionit të saj u bë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim“, tha ajo.
Kujtojmë se ajo është përfshirë së fundmi në debate fetare. Ndërsa edhe në emision do të trajtonte këtë temë e të ftuar kishte teologun Drilon Gashi.