Tha se nuk ekziston në jetën e tij, mesazhi i Meriton Mjekiqi për nënën e të birit

Mediale Vip

Tha se nuk ekziston në jetën e tij, mesazhi i Meriton Mjekiqi për nënën e të birit

Më: 8 mars 2024 Në ora: 20:26
Egesta/ Meritoni

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve që të mblidheshin së bashku dhe t’u bënin nga një dedikim vajzave dhe grave më të rëndësishme në jetën e tyre, me rastin e 8 Marsit.

Pasi foli për nënën e tij, Meriton Mjekiqi tha dy fjalë edhe për ish-partneren e tij, nënën e të birit. Ai i kërkoi falje dhe e falënderoi atë për përkujdesjen që ka ndaj djalit të tyre, Loar.

“Dua të falenderoj Egestën, është nëna e djalit tim. Dua ti them më fal që ndoshta s’kam qenë më i miri. Dua të falenderoj për Loarin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë nuk kam kontakt të mirë me ty prapë së prapi ka qenë djali që na ka mbajtur në raportin tonë”, tha Meritoni.

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, vetëm pak javë më parë bëri një reagim të fortë në mediat sociale duke kërkuar nga mediat që të fshijnë fotot që kanë publikuar të djalit të tyre.

“Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij(Djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”- shkruante ajo mes të tjerash.

PËRPLASJET MES MERITONIT DHE EGESTËS

Ndarja e Meritonit nga Egesta ka qenë e bujshme pasi dyshja janë përplasur publikisht, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku ai deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, duke u shprehur se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Pas kësaj, Egesta deklaroi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

“Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”,  shkruante ajo.

Egesta pati deklaruar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat