Sergio Aguero ka zbuluar se është në pritje të një fëmije me të dashurën e tij modele.
Ish-ylli i Manchester City ka shpërndarë një postim prekës në rrjetet sociale për të bërë të ditur lajmin.
Të gjithë kanë drejtuar shikimin në këmbët e pushtuesit më të madh të zemrave të grave!
Postimi në Instagram tregonte duart e çiftit duke mbajtur njëri-tjetrin.
Pranë duarve ishin dy foto të ekografisë së Sofit që tregonte foshnjën në bark.

Çifti duket se janë pajtuar pas ndarjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.
Ndarja ndodhi pasi u shfaq një video që dyshohet se tregonte Sofi, 27 vjeçe, duke u puthur me një burrë tjetër në një klub nate.
Aguero kishte konfirmuar ndarjen e tyre në kanalin e tij, Twitch.