Ilnisa tregon kë sheh në finalen e BBV dhe shpërthen ashpër ndaj Eglës

Mediale Vip

Ilnisa tregon kë sheh në finalen e BBV dhe shpërthen ashpër ndaj Eglës

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:03
Ilnisa dhe Egla

Ilnisa Agolli, një prej banoreve të “Big Brother VIP 3”, ka treguar gjatë një bisede emrat e konkurrentëve që mendon që do të arrijnë në finale.

Ajo u shpreh se në garë për çmimin e madh deri më tani sheh padyshim veten, Julin dhe Ledjonën.

Ajo tregoi se Egla Ceno sipas saj nuk do e arrijë finalen, pasi mendon se aktorja “do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë.”

Ndër konkurrentet e tjerë që nuk do arrijnë në finale sipas saj ishin edhe Rikja me Vesën.

“Unë jam njëherë, kështu mendoj. Edhe kjo Ledjona më vjen deri në këtë  pikë të lojës. Po të bëj një analizë, Rike -Vesa, nuk i shoh, as Eglën, sepse ajo do ta bastardoj veten më shumë rënd se sa kaq, do rëndohet shumë”, u shpreh gazetarja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat