Chrissy Teigen ka folur për përvojën e saj me kirurgjinë plastike.
Modelja 38-vjeçare zbuloi së fundmi se kishte bërë tre procedura të ndryshme kirurgjike plastike në gjoksin e saj, duke shpjeguar se çfarë saktësisht.
Pasi është fotografuar me burrin e saj John Legend në festën e Oscar’s, fustani që kishte veshur ia zbuloi plagët në gjoksin e saj.
“Kur blici vë në fokus plagët e gjirit”, ka shkruar ajo. Ajo vazhdoi me shaka për situatën në pjesën e komenteve, duke shkruar: “Të gjithë po e zmadhoni, e ndjej”.
Ajo ka treguar se ka bërë tri ndërhyrje në gjoks në mënyrë që të duket sa më mirë. Për këtë, ajo ka futur implante disa herë, dhe më pas i ka hequr.