Grupi ikonë i djemve – i përbërë nga Justin Timberlake, Chris Kirkpatrick, Lance Bass, Joey Fatone dhe JC Chasez – u ngjit në skenë gjatë koncertit falas të Justinit për fansat në Teatrin Wiltern të mërkurën mbrëma në Los Anxhelos.
Pasi publikuan këngën e tyre të parë në 20 vjet në fund të vitit 2023, ata u dhanë fansave gjithçka që kishin shpresuar duke u ngjitur në skenë për një koncert surprizë.
Aty ata madje ngacmuan një këngë tjetër të re që do të vendoset në albumin e ardhshëm solo të Justinit, Everything I Thought It Was.
Chrissy Teigen ishte në audiencë dhe ndau video të performancës së kuintetit në Instastoryn e saj në Instagram. Në klipe, Justin dhe pjesa tjetër e djemve “rrënuan shtëpinë” me interpretime të këngëve si “Bye Bye Bye” dhe “It’s Gonna Be Me”.
Ata gjithashtu dhanë atë që duket të jetë debutimi live i këngës së tyre “Paradise”.
Justin postoi një pjesë të këngës në llogarinë e tij në Instagram disa orë para se të dilte në skenë, dhe djemtë lanë të kuptohet në seksionin e komenteve se do ta performonin atë.
“Do të ishte kënaqësi ta bënim këtë së bashku dikur”, ngacmoi Chris.