Mbrëmë, Dortmundi është kualifikuar në çerekfinale për Ligën e Kampionëve.
Për ta mbështetur futbollistin Karim Adeyemi në stadium, e pranishme ishte edhe reperja e famshme Loredana.
Ajo ka ndarë një video në Instagram teksa shkëmben puthje të zjarrtë me futbollistin, mbi të cilën ka shkruar: “Të dua më së shumti”.
Loredana dhe Karim janë bashkë tash e një kohë dhe shpesh herë ndajnë fotografi me njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale.