Jul Deda është akuzuar nga Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi se ka hyrë mes tyre për t’i ndarë.
Pas akuzave të ish-çiftit ndaj Jul Dedës, aktorja Julia Ilirjani e ka pyetur këtë të fundit nëse ka ndjenja për Heidi Baçin. Por kjo u mohua kategorikisht nga aktori, i cili është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Gjithashtu është shprehur se jo vetëm për Heidin, por nuk ka tërheqje dhe as pëlqim për asnjë nga vajzat e Big Brother Vip.
Pjesë nga biseda:
Julia: Të pëlqen Heidi ty
Juli: Për çfarë?
Julia: A të pëlqen si femër?
Juli: Jo
Julia: Nuk je i joshur prej saj
Juli: Jo
Julia: Je i sigurtë
Juli: Si ma bën këtë pyetje mua
Julia: Pse ju duket e çuditshme ju si pyetje
Juli: Nuk kam asnjë lloj tërheqje për asnjë femër këtu
Julia: Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh
Juli: Unë kam një marrëdhënie të mirë me të siç e kam me vajzat e tjera
Julia: Unë po të pyes për atë dhe jo për vajzat e tjera
Juli: Unë nuk kam asnjë lloj tërheqje për të