Aktori koreano-jugor Oh Young–su, një nga yjet e serialit “Squid Game”, u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje në vitin 2017. 79 vjeçari, është dënuar me tetë muaj burg dhe është dënuar të ndjekë 40 orë mësime për dhunën seksuale
Ndoese shprehu keqardhjen teksa shkonte për në seacën e tij të parë gjyqësore në shkurt 2023, përsëri ai mohon akuzën për sulm të pahijshëm, i cili parashikonte një dënim të mundshëm me burg deri në 10 vjet.
Prokurorët e akuzuan Oh në vitin 2022 pasi gruaja, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë për prekje të papërshtatshme të saj.
Gjykatësi Jeong Yeon-ju tha se të dhënat e viktimës për sulmin dhe pretendimet e saj ishin “të qëndrueshme dhe duket se janë deklarata që nuk mund të bëhen pa i përjetuar ato”.
79-vjeçari konsiderohet si një nga aktorët e skenës më të arrirë të Koresë së Jugut. Ai fitoi famë ndërkombëtare pasi luajti në Squid Game, një dramë distopike që sheh konkurrentët të marrin pjesë në versione vdekjeprurëse të lojërave tradicionale për fëmijë.