Luiz Ejlli mbrëmjen e djeshme ka qenë i ulur në “kolltukun” e opinionistit të këtij spektakli, ku ka komentuar lojën e banorëve të këtij sezoni.
Teksa po komentonte debatin mes Romeos dhe Meritonit, këngëtari nuk la pa përmenduar as ish-opinionisten e sezonit të kaluar, Zhaklin Lekatari.
“Tani e kuptoj pozicionin e Arbrit kur thonte e kemi të vështirë edhe ne si opinionista, Zhakun jo, por shyqyr që nuk është këtu për të mirën e saj”-u shpreh Luizi.

Mirëpo mesa duket rreth kësaj deklarate ditën e sotme ka reaguar vetë Zhaku, e cila përmes një postimi në InstaStory ka ofenduar keq Luizin.
“Si i quajmë në shqip, ata që paguhen për të bërë një punë që s’dinë ta bëjnë? Të paaftë, b*thlëpirës, apo investim i gabuar”, ka shkruar Zhaklina.