“Lumi unë” është kënga që këngëtari Irkenc Hyka i dedikoi bashkëshortes së tij në ditën e dasmës.
Kjo këngë mori përmasa të mëdha menjëherë dhe në TikTok është kthyer në një trend. Këtij trendi së fundmi i janë bashkuar djemtë e kombëtares.
Taulant Seferi, Nedi Bajrami dhe Ylber Ramadani janë rikthyer më energjikë se kurrë këtë sezon që pritet të jetë aspak i lehtë për ta.