Vëllai i Jul Dedës për Romeon: S'ka më shumë se 7 fjalë në fjalor

Mediale Vip

Vëllai i Jul Dedës për Romeon: S'ka më shumë se 7 fjalë në fjalor

Më: 30 mars 2024 Në ora: 21:05
Mario Deda, Romeo

Vëllai i Jul Dedës, Mario Deda, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin 'Glamour Zone'. Gjatë intervistës shpreh mendimin e tij për lojën e Romeo Veshajt, duke e konsideruar të ekzagjeruar dhe të paedukatë. 

Romeo është në një moshë tërheqëse për publikun. Ka talent për të aktruar dhe për të krijuar muzikë, për të shkruar tekste, eksperimenton me veten. Është në moshën e artë për të krijuar materiale që janë në modë. Edhe pse nuk e kupton ndoshta se është e ekzagjeruar, ai vazhdon të ngulë këmbë tek e vetja. Merr iniciativa dhe të dalë kur të dalë. Është mungesë edukate dhe mjet për të penguar kundërshtarët, mënyra se si debaton, nuk lë radhë. Kakofonia është edhe mungesë edukate edhe krijon paqartësi për personin përballë. 

I pyetur për tre defektet e Romeos ai u përgjigj:

Mungesë edukate. Nuk lë radhë. 
Nuk ka fjalor. Edhe kur ka një argument, e shpreh me 7 fjalë. Thotë vetëm ‘Kush? Kush?, ‘Je i zi!’. Duhen tre orë e gjysmë për ta nënkuptuar ç’ka dashur të thotë.
Përdor zhargon nëpër argumente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat