Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur sezonin e dasmave. Edhe pse pak herët, Haradinaj që njihet si ndër politikanët që merr pjesë në shumë dasma – këtë të dielë mori pjesë në dasmën e djalit të bashkëluftëtarit të tij Ramadan Hasanaj.
Haradinja ka shpërndarë fotografi nga atmosvera në këtë dasëm.
“Në gëzimin e familjes së bashkëluftëtarit Ramadan Hasanaj, me rastin e martesës së birit të tij Rinorit me Bulivardën. Çiftit shumë fat e lumturi!”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se verën që lamë pas Haradinaj ishte përfolur për pjesëmarrje të madhe në dasmat kosovare. Vetëm brenda 10 ditëve ai kishte marr pjesë në 9 dasma.